Një tjetër stadium modern në trojet shqiptare, do të ndërtohet në Gjakovë

schedule18:18 - 20 Maj, 2020

schedule 18:18 - 20 Maj, 2020

Ekipi i Gjakovës, KF Vëllaznimi, do të ketë një stadium të ri modern. Ky stadium i ri, do të financohet nga Ministria e Sporteve në Kosovë. Klubi që militon në Kategorinë e Dytë të futbollit kosovar, e ka konfirmuar këtë lajm në faqet zyrtare.

“Nesër, më datë 21 Maj 2020, (e Enjte), Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi solemnisht i nisin punimet e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit modern në qytetin e Gjakovës.

Stadiumi është projektuar nga Komuna e Gjakovës dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Një projekt që e kemi pritur gjatë dhe që më në fund po bëhet realitet! Urime të gjithëve!”, u shkrua në njoftimin e klubit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!