Një tjetër shqiptar për kampionët e Çekisë, Ermal Krasniqi zyrtarizohet te Sparta Prague

schedule19:16 - 7 Qershor, 2024

schedule 19:16 - 7 Qershor, 2024

Pritej vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes dhe më në fund erdhi. Kampionët çek të Sparta Prague kanë shtuar “batalionin” e shqiptarëe në organikën e tyre, teksa pasditen e kësaj të premteje firmosën me “Dardanin” e Kosovës, Ermal Krasniqi, me këtë t ëfundit që ka shkëlqyer me fanellën e Rapid Bucurest, në edicionin e fundit të Ligës së Parë rumune.

Me kampionët e dyfishtë të Çekisë, si Fortuna Liga, ashtu edhe në Kupë, Krasniqi prite të firmosë një konrtatë 4-vjeçare, teksa për kartonin e tij u derdhën plot 2 milionë euro, në arkat e skuadrës rumune, ku pritet të shtohen dhe 500 mijë euro për shkak të bonuseve, të vendosura në kontratën mes dy skuadrava.

“Fanzisti” i Kosovës u prit nga drejtori sportiv i klubit, njëkohësisht edhe legjendë e Sparta Prague dhe fubollit çek, Tomas Rosicky, i cili “thuri” jo pak elozhe për 25-vjeçarin, duke e konsideruar këtë të fundit një “rrezik” për kundërshtarin, në krahun e majtë të sulmit, për shkak të aftisës së tij për të krijuar dhe finalizuar aksionet ofensive.

“Ne afrojmë në skuadër Ermalin për shkak të tipologjisë së tij. Ai është një lojtar i shpejtë, dinamik. Në disa ndeshje, sidomos në kompeticionet e UEFA-s, ne ndjenim që na mungonte pak shpejtësi dhe Ermali na ndihmon në këtë aspekt. Ai është mësuar që të luajë në pozicione të ndryshme në fazën ofensive. Ai është i rrezikshëm për kundërshtarët pasi di si të shënojë, por edhe të përgatitë golat”,- u shpreh Tomas Rosiçki.

Ndërkaq, kujtojmë se për Krasniqi kjo është aventura e tretë në karrierë me një klub të madh, pas aventurës 4-vjeçare te Ballkani dhe vetëm 1 sezoni te Cluj dhe gjysëm sezeoni te rumunët e Rapid Bucuresti, ku me këta të fundit shënoi plot 6 gola e asistoi 3 të tjerë, në vetëm 17 ndeshje. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!