Një tjetër oligark rus vdes në rrethana misterioze

schedule10:11 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 10:11 - 19 Dhjetor, 2022

Një tjetër oligark rus ka humbur jetën në rrethana misterioze. Dmitry Zelenov vdiq pasi u rrëzua nga shkallët më 9 dhjetor në qytetin Antibes në rivierën franceze, sipas mediave të huaja.

50 vjeçari, ishte për darkë me disa miq kur filloi të ndihej keq. Pas kësaj, ai dyshohet se ra nga shkallët dhe pësoi lëndime fatale në kokë, sipas gazetës ruse të lajmeve Baza dhe gazetës lokale franceze Var Matin.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe vdekja u konfirmua nga prokurori publik në komunën e afërt të Grasse të nesërmen. Sipas kanalit Telegram të Baza, Zelenov po i nënshtrohej një operacioni për një problem në zemër disa javë para vdekjes së tij, megjithëse nuk u dhanë informacione të mëtejshme.

Zelenov ishte një bashkëthemelues i Don-Stroy, dikur një nga perandoritë më të rëndësishme të investimeve dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme të Moskës, të cilën e themeloi në vitin 1994.

Rrethanat e vdekjes së manjatit të pasurive të paluajtshme janë jashtëzakonisht të ngjashme me ato të Anatoly Gerashchenko, ish-kreu i Institutit të Aviacionit të Moskës, i cili vdiq pasi dyshohet se ra nga shkallët në selinë e institutit në Moskë në shtator.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!