Një tjetër ngjarje e mistershme në vendin ku u vra Caroline, zhduket biznesmeni 53-vjeçar

schedule12:25 - 22 Qershor, 2021

schedule 12:25 - 22 Qershor, 2021

Një tjetër ngjarje e mistershme ka ndodhur në bashkinë e Glyka Neras në Greqi, ndërkohë që publiku mbetet i shokuar nga vrasja tragjike e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj grek.

Mediat lokale raportojnë për zhdukjen e një biznesmeni, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme, raporton abcnews.al.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Stavros Dogiakis, për të cilin nuk ka gjurmë. Familjarët kanë publikuar edhe të dhënat e tij duke bërë thirrje për çdo informacion që mund të shërbejë në gjetjen e biznesmenit.

Ai ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Smart” me targa ZHA-8898 dhe nuk është parë më që prej ditës së djeshme.

Komunikimi i fundit ishte me nënën e tij, të cilën e pyeti nëse i kishte pirë ilaçet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!