Një astronaut, është muralja më e re e stolisur në fasadën e një pallati në kryeqytet si pjesë e projektit ‘Mural Fest’ në Tiranë.
Pamjet e veprës së përfunduar i ka ndarë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në rrjete sociale.
“Një tjetër murale zbukuron Tiranën”, shkruan Veliaj krahas videos.
Në edicionin e gjashtë, 14 murale të reja janë pikturuar për publikun duke i dhënë qytetit më shumë kulturë, dritë dhe ngjyra në ambientet e ndërtesave ku po vendosen. ‘Mural Fest’ organizohet nga Dekor Tirana dhe është kuruar nga artisti i njohur Helidon Haliti./abcnews.al