Një tjetër mrekulli në rrënojat e tërmetit në Turqi, 33-vjeçarja del e gjallë me djalin e saj pas 68 orësh

schedule15:44 - 9 Shkurt, 2023

schedule 15:44 - 9 Shkurt, 2023

Një tjetër mrekulli është regjistruar në rrënojat e tërmetit në Turqi, ku një nënë dhe djali i saj 5 vjeçar kanë arritur të dalin gjallë pas 68 orësh.


33-vjeçarja Serap Topal dhe djali i saj, Mehmet Hamza Topal u bllokuan në rrënojat e shtëpisë së tyre në Kahramanmaras pas tërmetit 7.8 Rihter.

Nëna dhe fëmija, të mbuluar nga pluhuri dhe rrënojat panë vullnetarët britanikë të SARAID-it dhe gjermanë që arrinin t’i shpëtonin në orët e para të së enjtes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!