Një tjetër mrekulli, 10-vjeçarja del e gjallë pas 185 orësh nën rrënoja

schedule09:42 - 14 Shkurt, 2023

schedule 09:42 - 14 Shkurt, 2023

Një tjetër mrekull ka ndodhur në Turqi, ku tetë ditë pas tërmetit shkatërrues , njerëzit vazhdojnë të dalin të gjallë nga rrënojat. Buzëqeshjet u rikthyen sot nga shpëtimi i një vajze 10-vjeçare e cila u “varros” në rrënojat e një pallati 11-katësh.


185 orë pas tërmetit vdekjeprurës, e vogla Ayca Cebni doli e gjallë nga rrënojat, falë punës së palodhur të ekipeve të shpëtimit që po vazhdon prej ditësh.

Sipas mediave turke, Ayca është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në spital, ku po shërohet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!