Një tjetër lajm i mirë, dita e dytë pa humbje jete nga Covid-19

schedule17:16 - 27 Maj, 2021

schedule 17:16 - 27 Maj, 2021

Edhe ditën e sotme nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Kjo është dita e dytë pa asnjë fatalitet nga Covid-19. Të mërkurën, ministria e Shëndetësisë njoftoi zero viktima dhe 15 raste të reja nga 2,691 testime të kryera në 24 orë.

Po ashtu të mërkurën, betejën me sëmundjen e fituan 71 qytetarë të tjerë.

Ndërkohë, siç njoftoi më herët gjatë ditës së sotme edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, nga 1 qershori do të nisë edhe lehtësimi i mëtejshëm i masave anti-covid. Nga fillimi i muajit që vjen, hiqen maskat në ambientet e hapura dhe ira policore shtyhet deri në orën 23.00-06.00. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!