Lojtarët shqiptarë po “pushtojnë” futbollin italian, teksa janë të shumtë sportistët, që janë rritur aty ose thjesht janë transferuar, siç është edhe rasti i skuadrës së Empoli, ku ndodhen dy “Legjionarë” të Kombëtares A, Etrit Berisha e Ardian Ismajli, si dhe një talent i së ardhmens, siç konsiderohet edhe “bomberit”, Stiven Shpendi.
Mirëpo, duket se numri i shqiptarëve tek Empoli do të rritet sërish, teksa këtë të martë, klubi nga Toskana ka firmosur me talentin e reparit të prapavijës, Adi Kurti, i cili do të luajë fillimisht në skuadrën Primavera, deri në momentin që do të jetë i gatshëm të veshë fanellën e “Të Kaltërve”, në elitën e futbollit italian.
Talenti nga Elbasani, 1.94 centimetra i gjatë është pjesë e Kombëtares U19 të Shqipërisë, teksa aktivizohet, në ekipet zinxhir të përfaqësues sonë, që në grupmoshat U15 dhe Akademia e Empoli, mund ta ndihmojë shumë 19-vjeçarin, në karrierën e tij, teksa kujtojmë se më herë nga kjo Akademi ka dalë edhe anësori i Kombëtares, Elseid Hysaj. /i.m /abcnews.al