Pas Cromonese, shkarkohet një tjetër trajner në Serie A. Davide Nicola është shkarkuar nga drejtimi teknik i Salernitanës pas humbjes poshtëruese 8-2 nga Atalanta.
Trajneri 49-vjeçar mori drejtimin e Salernitanës në shkurt të 2022-shit, duke arritur t’i çojë drejt shpëtimit vitin e kaluar, për një pikë.
Tani ai lë ekipin e tij në vendin e 16-të në tabelë dhe +9 mbi zonën e rënies. /G.D abcnews.al/