Një tjetër katastrofë bërthamore? Përparim Fuga në Abc Live: Rreziqet reale dhe frikërat pa vend

schedule12:55 - 7 Mars, 2022

schedule 12:55 - 7 Mars, 2022

Profesori Përparim Fuga, njohës i mirë i Fizikës Bërthamore ka shpjeguar në studion e “ABC Live” të asaj që po ndodh në centralet bërthamore në Ukrainë ku disa prej tyre është thënë se janë marrë nën kontroll nga Rusia.

Sipas Përparim Fugës nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë një Chernobil i dytë, pasi sipas tij kjo është jashtë logjikës. Fuga ka theksuar se aktualisht në punë janë vetëm dy reaktorë të ndezur në zonën. Profesori ka shpjeguar se ka 6 mënyra për të fikur reaktorët.

“Dy reaktor atje janë të fikur. Njëri është fikur për mirëmbajtje. Ndërsa dy të tjerë janë “stand by”. Vetëm dy të tjerë janë në punë. Shanset për të ndodhur një gjë si Cherobili është jashtë logjikës normale. Nuk është e njëjta gjë me reaktorët aktual. Ukraina ka 15 reaktorë, prodhim rus. Janë reaktorë me ujë nën presion dhe punojnë me uranium.” tha Fuga.

Problemi më i madh sipas Fugës është stafi që punon atje. Ai shpjegon se nën presionin e rusëve stafi mund të jetë i tensionuar.

“Rreziku i parë është teknik. Por ka 6 mënyra për ta fikur. Nga ana tjetër, thuhet shpesh se një reaktor mund të jetë i mirë. por stafi i keq e vë në rrezik. Rëndësia është e stafit.” tha Fuga.

Në këtë reaktor punohet 24 sipas profesor Fugës dhe stafi duhet të jetë pa trysni dhe i qetë.

“Punohet 24 orë në 24. Ato mbushen me elementë të rinj. Aty punohet me tre turne. Ky është problemi i madh. Nuk ka një sipërfaqe të madhe. Por aty janë 6 reaktor. Po ra njëri, nuk do të thotë se bien të 6. Secili është më vete. Sistemin e ftohjes e ka të brendshme. Stafi ka dy probleme pasi ka edhe mbikëqyrjen nga rusët. Por stafi duhet të marrë vendime vetë dhe jo nën presion. Marrja nën kontroll, do të thotë marrja nën kontroll e energjisë elektrike. Se nuk ka ndërmend njeri të hedhin në erë një central bërthamor. Rrezatimi kalon pa pasaportë.” tha Fuga. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!