Një tjetër ish-banor i “BB VIP” i futet muzikës: Kam gati këngën

schedule17:10 - 18 Mars, 2022

schedule 17:10 - 18 Mars, 2022

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Tan Brama i ka surprizuar të gjithë. Ai ka zbuluar se do t’i futet muzikës.

I ftuar në “Rrugëtime me Anilën”, koreografi është shprehur se ka planifikuar të jetë pjesë e tregut muzikor shumë shpejt. Tani tha se ka xhiruar edhe një këngë që do publikohet në fund të muajit.

“Tani do këndoj vetë tani se boll kërceva për të tjerët. Në 2004 bëra një videoklip dhe tani do i rikthehem sërish këngës. Është kënga e dytë që kam bërë me video dhe akoma nuk ka dalë. Kënga do jetë gati në fund të muajit”, deklaroi Brama.

Kujtojmë që Tani u komentua gjatë në shtëpinë e famshme, pasi zbuloi se dikur ka dubluar në gjuhën shqipe me zërin e tij personazhe të filmave erotikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!