Pas një sezoni katastrofik, ku nuk arritën as kualifikimin për fazën e grupeve të UEFA Champions League, “të kuqtë” e Liverpool duket se janë të vendosur për të bërë një “revolucion” të vërtetë këtë verë në “Anfield Road” e përveç lojtarëve, duket se ky “revolucion” do të prekë dhe organikën e klubit.
Kështu, me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtare, në rrjetin social “Twitter”, klubi i “të kuqve” ka prezantuar gjermanin, Jorg Schmadtke, si drejtorin e ri sportiv të klubit, me këtë të fundit që do të zëvendësojë të larguarin, Jualin Ward, pas 1 qershorit.
Me një karrierë të pasur, Schmadtke ka punuar më parë si drejtori sportiv i gjermanëve të Ëolfsburg, teksa kaloi 4 vjet te klubi i Bundesliga, para se të largohej nga këta të fundit, në janarin e vitit 2023. /i.m /abcnews.al
Postimi i klubit në “Twitter”:
We can confirm Jorg Schmadtke has been appointed as the club’s new sporting director.
— Liverpool FC (@LFC) May 30, 2023