Largimi i Cristiano Ronaldos la një “plagë” të hapur në ekipin e “zonjës së vjetër”.
Portugezi ishte golashënuesi më i mirë i klubit por që pas largimit të tij, Juventus është në krizë për të gjetur golin. Performanca e Juves ka rënë ndjeshëm dhe golat nuk po shënohen.
Me Moratta, Dybala, Kean, Chiesa dhe Kulusevski, Juventus nuk po e gjenë rrjetën edhe pse ka në dispozicion 5 sulmues në total.
Emrat e preferuar për të transferuar në merkaton e janarit janë Cavani, Martial, Icardi dhe Aubameyang. Argjentinasi Icardi është i preferuari kryesor i Allegrit për ta veshur me ngjyrat e Juventus-it por në fillim do t’u duhet të bindin PSG-në.
Tashmë nje tjetër emër është futur në skenë për repartin ofensiv. Bëhet fjalë për polakun Arkadiusz Milik. Ish-lojtari i Napolit ka vështirësi për të zënë një vend titullari në Marseille dhe kjo gjë do ta bënte më të lehtë transferimin e tij tek klubi italian./ h.ll/abcnews.al