Një tjerër vend vendos hapjen e kufijve në BE

schedule03:32 - 4 Qershor, 2020

schedule 03:32 - 4 Qershor, 2020

Belgjika do të rihapë kufijtë e saj me vendet e tjera të Bashkimit Europian, Britaninë e Madhe dhe katër vendet Shengen jo-BE duke filluar nga 15 qershori, njoftoi kryeministrja belge, Sophie Wilmès.

“Gjithashtu, kafenetë, baret dhe restorantet mund të rihapen, nën kushte të rrepta, nga e hëna e ardhshme, me 8 qershor”, tha Wilmès.

“Në veçanti, do të duhet të zbatohet një distancë prej 1,50 metrash midis tryezave dhe maksimumi 10 njerëz në një tryezë, shtoi udhëheqësja liberale, duke shtuar se personeli duhet të mbajë maskë, shërbimi do të jetë i mundur vetëm në tryezë dhe institucionet duhet të mbyllen jo më vonë se 1:00 e mëngjesit.

Në lidhje me udhëtimet jashtë Europës, Belgjika do të bazohet në atë që do të vendoset në nivelin e BE-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!