Një tigër në mbrëmjen e maturës

schedule17:32 - 2 Gusht, 2018

schedule 17:32 - 2 Gusht, 2018

Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur në Maiemi të Shteteve të Bashkuara, ku një shkollë e zonës ka vendosur të përfshijë një tigër në festimet e mbrëmjes së maturës këtë vit.

Bëhet fjalë për shkollën Christopher Colombus, një instuticion katolik për djem. Për të sjellë një risi këtë vit, administrata organizative e shkollës vendosi që të përfshijë disa performanca nga një trupë cirku.
Çudia erdhi ne momentin kur në qendër të pistës së vallëzimit, stafi i cirkut solli një tigër te gjallë në kafaz për ti argëtuar të rinjtë.
Por gjërat nuk shkuan ashtu siç mendohej, pasi shumica e studentëve ishin aktivistë të të drejtave të kafshëve dhe mbrojtës të ideve se ato nuk duhet të mbahen në kafaz por të enden te lirë në habitatin e tyre përkatës.

PETA, organizata kryesore e zbatimit të të drejtave të kafshëve, gjithashtu reagoi vrullshëm duke thënë se tigrat nuk janë objekte dekorimi për mbrëmjet e maturave dhe se kjo ishte njëherazi shumë e rrezikshme edhe për studentët.
Administrata përkatëse e shkollës në fjalë kërkoi menjëherë ndjesë duke u shprehur se nuk ishte qëllimi i tyre të ofendonin ndokënd, por të organizonin një natë argëtuese për studentët e tyre./abcnews.al