Një talent 18-vjeçar që ende nuk e kemi parë në fushë, kush është “hajmalia” e Argjentinës këtë Botëror?

schedule10:47 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 10:47 - 16 Dhjetor, 2022

Në boks, një partner sparring është një ndihmës boksier që merr pjesë në përgatitjen e mundësit përpara një ndeshjeje zyrtare, duke simuluar luftimin në ring. Konsiderohet thelbësore që çdo boksier të ketë një partner sparring, kur punon në taktikat e tij për luftime të vërteta.

E frymëzuar nga kjo traditë, Argjentina ka gjetur partnerin e saj sparring, në figurën e një portieri 18-vjeçar, thuajse 2 m i gjatë, me flokë bjonde, i cili është integruar në misionin e Lionel Scalonit dhe po jeton ëndrrën e Kupës së Botës nga afër,  edhe nëse nuk ka vend në delegacionin zyrtar prej 26 anëtarësh.

Federico Gomes Gert është jozyrtarisht lojtari i 27-të i Albiceleste në Katar. Me shumë mundësi në të ardhmen do të jetë ai nga i cili do të nisë çdo mision i Argjentinës. “Nr.1”, portieri kryesor i palëkundur. Këtë presin ata që studiojnë zhvillimin dhe talentin e tij. Në fund të fundit, çfarë pune do të bënte një adoleshent i panjohur në stërvitjen dhe dhomat e zhveshjes së skuadrës së Lionel Messit, nëse nuk do të ishte diçka e madhe?

I lindur në San Isidro të Buenos Aires në vitin 2004, portieri 1.93 m i gjatë është një lojtar Tigre dhe një talent që ndihmësi i trajnerit Scaloni, Pablo Aymar e njeh shumë mirë nga puna e tij në infrastrukturë në departamentet e Albiceleste.

Pavarësisht se ende nuk ka debutuar në Kategorinë e Parë të Argjentinës, trajneri federal e ka marrë me vete në misionin në Katar, pasi është “mahnitur” nga karakteristikat e tij dhe aftësia për të ekzekutzar penallti.

Gomes ishte një ndërkombëtar me U-17 dhe tani luan për U-20 të Javier Masserano, të cilit i dha titullin e tij të parë, turneun Alcudia, me pesë rrjeta të paprekura dhe një penallti në finale kundër Uruguait. Turneu Alcudia ishte gjithashtu titulli i parë i Lionel Scalonit në karrierën e tij si trajner.

Roli i tij në Katar është mbështetës. Mbështetës, pas Emiliano Martines, Geronimo Rulli dhe Franco Armani, duke kontribuar në stërvitje dhe si ekzekutues, pasi përveç reflekseve të tij mbresëlënëse, ai ka “këmbë” edhe në goditjet e penalltive dhe faullet direkte.

Gjithçka filloi në përgatitjen e Argjentinës për Kupën e Botës, me Scalonin që e ftoi atë në kampet në Bilbao dhe Miami. Që atëherë, ai ka mbetur në radhët e saj dhe tani po jeton ëndrrën nga afër, madje as që mund ta besojë fatin e tij për të përqafuar Messin pas kualifikimit për në finalen e Kupës së Botës.

Prania e tij mund të konsiderohet edhe si një… fatsjellës për Argjentinën dhe mbetet të shihet nëse do të mjaftojë në finalen e së dielës ndaj Francës. ka /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!