Një sulmues për Mezanin, Gjilani përforcohet përpara derbit me Dritën

schedule12:48 - 13 Shkurt, 2020

schedule 12:48 - 13 Shkurt, 2020

Në fundjavë rikthehet IPKO Superliga e Kosovës dhe klubet dardane po lëvizin për të kryer përforcimet e fundit përpara nisjes së pjesës së dytë të sezonit. Gjilani ka prezantuar afrimin e radhës, duke i dhuruar një lojtar ofensiv trajnerit Mezani.

“Skifterat” kanë arritur akordin me Adenis Shalën, i cili aktivizohet në pozicionin e sulmuesit të majtë. 21-vjeçari u transferua në verë nga Feronikeli te Ferizaj, ndërsa tani do të vazhdojë karrierën në Gjilan.

Aventura me Ferizajn u mbyll me 16 ndeshje dhe 2 gola të shënuar, teksa Shala ka pasur edhe eksperienca me moshat e Hajduk Split dhe Fenerbahces. Gjilani e nis kampionatin me datë 16 shkurt në derbin e zjarrtë kundër Dritës. Një rezultat pozitiv në këtë përballje të zjarrtë do të rriste moralin e ekipit, ndërsa diferenca me Ballkanin kryesues është vetëm dy pikë. /abcnews.al