Një sulmues nga Madridi për Milanin, dy janë problemet që duhen zgjidhur

schedule09:57 - 27 Prill, 2020

schedule 09:57 - 27 Prill, 2020

Luka Jovic është një ndër objektivat e Milanit për repartin e sulmit. Serbi u transferua verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt te Real Madrid për shumën e 60 milion eurove. 22-vjeçari nuk e ka justifikuar investimin e madh dhe këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola.

Zinedine Zidane nuk e ka në plane dhe largimi është zgjidhja e vetme. Vetë Jovic ka pranuar të nisë një aventurë të re, të rifitojë besimin te vetja dhe t’i rikthehet shënimit të golave. Lojtari pëlqehet shumë nga kuqezinjtë, të cilët mund ta marrin në formë huazimi.

Megjithatë, dy janë problemet kryesore sipas Calciomercato. E para lidhet me Napolin. Nënkampionët e Italisë e pëlqejnë sulmuesin dhe Milanit i duhet të fitojë rivalitetin me ta. Problemi i dytë lidhet me rrogën. Jovic përfiton 5 milion euro në sezon dhe duhet të “sakrifikojë” jo pak për transferimin në Milanello. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!