Simone Inzaghi pret një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe drejtuesit e kampionëve të Italisë po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e Achraf Hakimit.
I preferuari për momentin është Hector Bellerin, anësori spanjoll i Arsenalit. Lojtari i rritur te Barcelona, zhvilloi 35 ndeshje me ekipin londinez sezonin e kaluar (1 gola dhe 3 asiste).
“Topçinjtë” e vlerësojnë 20 milion euro, ndërsa zikaltrit italianë kërkojnë ta marrin 26-vjeçarin në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonin të ardhshëm.
Negociatat me agjentin e Bellerin kanë nisur dhe Marotta, CEO i Interit, po tenton të gjejë në fillim akordin me lojtarin iberik.
Arsenali është dakord për opsionin e huazimit me të drejtë blerje nga klubi italian, që si alternativa ka Zappacosta të Chelsea dhe Lazzari të Lazios. /abcnews.al