Këngëtarët e mirënjohur të muzikës popullore, Irini Qirjako dhe Selim Paja ishin të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News.
Dyshja e njohur janë bërë bashkë dhe kanë sjellë këngën e re të më fudnit të qujatur “Sorkadhe”.
Irini Qirjako rrëfeu momentet e para kur ka takuar Selim Pajën, të cilin e përshkroi si një djalë dhe njeri të mirë.
Pjesë nga intervista:
Irini Qirjako: Edhe klipin e kemi xhiruar në Llogari, ku kemi shumë sorkadhe
Selim Paja: Bashkëpunimi im i parë si këngëtar ka qenë m Irini Qirjakon.
Irini Qirjako: Selimin e kam njohur që kur ka qenë në fillimin e karrierës. Kemi qenë në dy dasma bashkë dhe e vura re zërin e tij të ëmbël. I kam thënë vetë për bashkëpunim dhe doli goxha i suksesshëm.
Selim Paja: Me klikimet nuk merret vesh pasi edhe blihen. Ne nuk kemi pranuar dhe dua të jetë bio, origjinal.
Irini Qirjako: Që të jesh artist duhet të njësh njeri. Selimi ka shumë cilësi pozitive, është punëtor.
Selim Paja: Duroj por e dëgjoj çdo detaj në çdo këshillë që më jep. Unë ndihem mirë te muzika e jugut edhe pse në dasma eksperimentojmë. Dihet që numri i dasmave është në rënie, sezoni i dasmave fillon në 1 gusht dhe përfundon në 31 gusht. Pjesa tjetër është më e vakët.
Irini Qirjako: Nuk është më vrulli i madh siç ka qenë më parë. Ka rënë numri i dasmave. Të rinjtë e kanë mendjen të ikin dhe jo të krijojnë mbrëmjen e jetës së tyre. Megjithatë unë jam shumë mirë.
Aktualisht ndodhem në Sarandë, ku po restauroj shtëpinë time që ta kemi për pushimet verore.
/abcnews.al