Kryeministri Edi Rama zbuloi dy emrat e radhës që do të kryesojnë listat e kandidatëve në Kukës dhe Korçë. Në Kukës në krye të listës është Greta Duraku, një vajzë e angazhuar prej vitesh në sektorin privat.
“Greta Duraku e cila do të jetë në vendin e parë në Kukës. Ajo është një vajzë grua e angazhuar prej vitesh në sektorin privat si drejtuese në kompani të ndryshme. Duke qenë se është paraqitur në platformë dhe performanca e saj ka qenë pozitive marr parasysh edhe opinionin e qytetarëve jo vetëm për këto që flas por edhe për shumë të tjerë kemi bërë matje të opinioneve”, tha Rama
Ndërsa në Korçë listën do e kryesojnë Eni Zake, pedagoge dhe anëtëre e Këshillit Bashkiak.
“Eni Zake është vendi i parë në Korçë. Administratore e fakultetit Fano Nolin ë Korçë. Pedagoge prej shumë vitesh. Anëtare e Këshillit Bashkiak. Komunitetit I jep mesazhi I parë I përpjekjes për atë që duan të kenë”, deklaroi Rama./mv.abcnews.al