Një simptomë e çuditshme që mund të tregojë çrregullim të tiroides

schedule13:10 - 26 Prill, 2023

schedule 13:10 - 26 Prill, 2023

Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël, por shumë e rëndësishme në formë fluture, e vendosur në pjesën e përparme të qafës.

Ajo sekreton hormone që kontrollojnë mënyrën se si një person përdor energjinë, por gjithashtu prek pothuajse çdo organ në trup dhe kontrollon disa nga funksionet më të rëndësishme të tij. Disa prej tyre janë frymëmarrja, rrahjet e zemrës, tretja, por edhe humori.

Çrregullimet e gjëndrës tiroide ndodhin kur ajo prodhon shumë ose shumë pak hormon, dhe më së shpeshti këto janë hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi.

Po kështu, ndonjëherë mund të jetë një rast i kancerit të tiroides, i cili mund të trajtohet me sukses kur zbulohet në kohë.

Megjithatë, mjekët paralajmërojnë për një nga simptomat e pazakonta që mund të tregojnë se një person vuan nga një çrregullim i caktuar i tiroides.

Siç shpjegon doktor Paul Jarrod Frank, simptoma e përmendur, të cilën vështirë se dikush do ta shoqëronte me një çrregullim të gjëndrës tiroide, ka të bëjë me rënien e qerpikëve.

“Simptomat shtesë mund të ndryshojnë, duke përfshirë humbjen ose shtimin në peshë, vështirësinë në kontrollimin e temperaturës, rritjen e ankthit dhe kapsllëkut, dhe në përgjithësi zgjidhen nga vlerësimi i një endokrinologu dhe marrja e medikamenteve të përshkruara”, shton Dr Frank./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!