Një shtrëngim i fundit i duarve, çifti i të moshuarve humbin betejën me koronavirusin

schedule12:04 - 12 Prill, 2020

schedule 12:04 - 12 Prill, 2020

Një çift të moshuarish në Atlanta, SHBA janë fotografuar teksa shtrëngonin duart një herë të fundit para se të humbnin betejën me koronavirusin.

Fotot e shpërndara në media thuhet të jenë shkrepur vetëm disa ditë pasi ata u infektuan me koronavirus ndërsa qëndronin në një shtëpi kujdesi për të moshuar. Eddie Johnson Jr. Ndërroi jetë më 5 prill ndërsa bashkëshortja e tij Blanche Johnson,  u nda nga jeta më 8 prill.

Vajza e çiftit u shpreh për mediat:

“Ata po vuanin. Të dy patën pneumoni. Të dy e kishin atë kollën që mezi i linte të merrnin frymë dhe flisnin për dhimbjen që kishin.”

Ajo ndau një foto të fundit të prindërve të saj së bashku, përpara se të ndërronin jetë në spital. Në foton e publikuar, Eddie shihet teksa mundohet që të mbështesë të shoqen e cila mban një maskë oksigjeni vënë.

Zyrtarët e shëndetit raportojnë se 48 nga 61 rezidentët e shtëpisë së kujdesit kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin ndërsa 10 për qind të të sëmurëve e humbën betejën me sëmundjen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!