Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Një shqiptare mes yjeve të Sanremos/ Sonila Kaso, si u kujdes për pamjen dhe flokët e yjeve italiane

schedule12:08 - 18 Shkurt, 2025

schedule 12:08 - 18 Shkurt, 2025

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, Sonila Kaso, make-up artiste, ka treguar eksperiencën dhe punën e saj mes yjeve të Sanremos.

Ajo tregoi se u organizua një përzgjedhje dhe mes të zgjedhurve ishte edhe ajo. E vetmja shqiptare në ato tre ditë në Sanremo.

“Ishte një fluks shumë i madh, ishim të organizuar aq mirë dhe me gjithë atë fluks minutat dhe sekondat i kishim shumë të limituara. Nga ora 10:00 deri në orën 19:00  kishim një fluks të paparë. Ishim 23 parukierë dhe 13 make-up artist. E vetmja shqiptare isha unë. Isha pjesë për netët 11 dhe 12 shkurt, më pas u përzgjodha sërish për të qenë edhe në datën 13 shkurt”, ka treguar ajo.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!