Një shqiptar triumfon në Poloni, ish-kampioni i Superiores fiton Kupën me skuadrën e kategorisë së dytë

schedule20:36 - 2 Maj, 2024

schedule 20:36 - 2 Maj, 2024

Vetëm 6 muaj i mjaftuan për të siguruar trofeun e parë, në aventurën e tij të re. Ish-“fantazisti” i skuadrës së Teutës, Dejvi Bregu u transferua gjatë merkatos së dimrit, nga turqit e Umraniyesporit te “gjigantët” e Wisla Krakow, me skuadrën legjendare të Polonisë, që këtë sezon garon në divizionin e dytë.

Skuadra e pozicionuar e pesta në Division 1 zhvilloi një përballje spektakolare, në finalen e Kupës së Polonisë, duke mundur skuadrën e Pogon, me rezulatin, 2 me 1, pas përfundimit të kohës shtesë, me takimin e rregullt, që përfundoi me rezultatin e barabartë, 1 me 1 dhe në minutën e 3’-të, të kohës shtesë erdhi goli i fitores, me skuadrën e Wisla që fitoi titullin për herë të 5-të, në histori.

Falë këtij suksesi, 28-vjeçari, nga Vlora, Dejvi Bregu fiton titullin e tij të 5-të, në karrierë dhe të parin jashtë futbollit shqiptar, teksa kujtojmë se “fantazisti” ishte lojtari më i mirë i edicioni 2020-2021, të Kategorisë Superiore, teksa asokohe arriti t’i siguronte skuadrës së tij, Teutës titullin e 2-të kampion në histori. /i.m /abcnews.al

Momenti kur skuadra ngre trofeun:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!