Një shqiptar President i Maqedonisë, flet Bilall Kasami

schedule17:53 - 14 Shkurt, 2019

schedule 17:53 - 14 Shkurt, 2019

Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes Besa, ka falenderuar deputetët e Parlamentit shqiptar, të cilët votuan pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Një lam i mirë vjen gjithmonë ashtu sikundër e presim nga Tirana dhe Parlamenti i Shqipërisë votoi pro aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. I falenderojmë përzemërsisht deputetët e parlamentit shqiptar për votimin. Uroj që sa më shpejt këto procedura të kalojnë edhe nëpër parlamentet e vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Urojmë që brenda viti 2019, Maqedonia të njihet si vendi i 30-të i NATO-s”.

Ndërsa u pyet se nëse do ketë ndonjë kandidat shqiptar për t’u bërë President i Maqedonisë në zgjedhjet që pritet të mbahen më 21 Prill, kreu i lëvizjes Besa tha:

“Do të kisha thënë se është tragjike për një vend si Maqedonia që të flitet se a mund të jetë një shqiptar në krye të shtetit?! Është një vend që pretendon të jetë vend anëtar i NATO-s dhe BE. Në një vend si SHBA do të ishte gjykuar si një diskriminim etnik dhe do të ishte sanksionuar me ligj. Por fatkeqësisht jetojmë në vende që nuk janë aq shumë demokratike dhe nuk ka asnjë sanksionim që e ndalon ndonjë shqiptar që të jetë në krye të shtetit të Maqedonisë”.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese të bëra nga Parlamenti i Maqedonisë pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Kasami u shpreh se shqiptarët kanë humbur shansin për të qenë të barabartë me maqedonasit.

“Shqiptarët e humbën shansin që të arrin barazi të plotë juridiko-kushtetuese në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Për shkaqe politike nuk pati një bashkërendim të aktiviteteve të forcave politike apo të partive parlamentare të shqiptarëve të Maqedonisë”.

Ndërsa më tej, ai është shprehur se Marrëveshja e Prespës nuk e njeh identitetin e shqiptarëve si minoritet i shtetformimit të Maqedonisë.

“Në Marrëveshjen e Prespës në asnjë momnet nuk përmenden popujt e tjerë veçanërisht shqiptarët, të cilët janë autoktonë, janë vendas dhe janë një komuniteti i rëndësishëm në Maqedoni. Këtë ne u munduam që ta përmirësonim me procedura  të tjera kushtetuese. Që nga momneti që Marrëveshja e Prespës u fut në procedurë parlamentare, ne kërkuam zyrtarisht nga qeveria që të përfshinte edhe kërkesat tonë që të mbrohet dhe identiteti shqiptar që kjo marrëveshja të mos dëmtonte identitetin shqiptar.

Fatkeqësisht ne nuk patëm mirëkuptim nga qeveria dhe ajo i dërgoi kërkesat tonë në Parlament. Dhe ne si lëvizje Besa e bëmë të qartë ne nuk do votojmë ndryshime kushtetuese që janë në dëm të identitetit shqiptar. Në momentin e fundit pati një reflektim nga Kryeministri dhe nga shumica parlamentare, edhe nën presionin e opinionit publik dhe arritëm që në momentin e fundit të mbronim disa elementë të identitetit shqiptar. Shtetësia për shqiptarët do të rregullohet me ligj dhe urojmë që shtetësia për shqiptarët të jetë ashtu sikundër është identiteti i tyre. Në kartën e identitetit tashmë do të shkruhet që jemi shqiptarë dhe jo sikur ka funksionuar deri tani që kemi qenë identifikuar si maqedonas”.

Duke folur për ligjin për gjuhët ai është shprehur se dëshira e shqiptarëve nuk është përmbushur.

 “Kjo nuk është ajo që duan shqiptarët e Maqedonisë, si popull autokton dhe themelues i shtetit të Maqedonisë së Veriut. Tashmë shqiptarët janë të infomuar për ndryshimet që do të bëhen në bazë të Marrëveshjes së Prespës. Në tabelën e parë që u vendos në kufirin Greqi-Maqedonia e Veriut nuk figuron gjuha shqipe. Gjuha shqipe do të figurojë në kufirin me Shqipërinë apo me Kosovën dhe në zonat ku shqiptarët janë mbi 20% e popullsisë. Pra gjuha shqipe nuk do jetë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!