Një “shqiptar” në krye, planet ambicioze të qeverisë autraliane

schedule11:14 - 23 Maj, 2022

schedule 11:14 - 23 Maj, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

“Sonte, populli australian ka votuar për ndryshim”, kështu deklaroi kryeministri i ri i Australisë, Anthony Albanese, ndërsa dolën rezultatet e zgjedhjeve federale. Votuesit nxorrën jashtë koalicionit qeverisës konservatorët që ishin në pushtet prej gati një dekade, me një luhatje në rang kombëtar prej gati 6%.

Megjithëse entuziazmi i popullit për Albanese, ose “Albo”, është i zbehtë duke qenë se laburistët do të kenë një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve. Vetëm rreth një e treta e votuesve e mbështetën partinë më 21 maj, duke e bërë atë fituesin më pak të popullarizuar që kur u krijua federata e Australisë 120 vite më parë.

Nëse nuk do të ishin votuesit në Australinë Perëndimore perspektivat e Albanese do të ishin të zbehta.

Megjithatë, ai është tani në krye.

Puna e tij e parë do të jetë të vizitojë Tokion, për takimet e “Quad”, një koalicion i me Amerikën, Indinë dhe Japoninë që është krijuar për të kundërshtuar ndikimin kinez, veçanërisht në oqeanin Indian dhe Paqësor, raporton abcnews.al.

Një marrëveshje e re sigurie midis Kinës dhe Ishujve Solomon ka shkaktuar tronditje në kryeqytetin australian, Canberra. Përsa i përket sigurisë kombëtare, Albanese zotohet të jetë po aq i ashpër sa kryeministri në largim, Scott Morrison. Partia e tij është e përkushtuar ndaj Aukus-it, një marrëveshje mbrojtëse të cilën qeveria e Morrison e nënshkroi me Britaninë dhe Amerikën vitin e kaluar, duke premtuar një sërë bashkëpunimi diplomatik dhe teknik, si dhe tetë nëndetëse me energji bërthamore në Australi.

Albanese premton gjithashtu se shpenzimet e mbrojtjes do të jenë mbi 2% të PBB-së dhe ai dëshiron të rrisë ndihmën për Paqësorin. Kryeministri i ri ka përshkruar disa plane të mëdha për qeverinë e tij, por ai do të duhet të përmbushë premtimet për të rritur pagat dhe produktivitetin.

Përsa i përket klimës, qeveria e tij do të jetë më e gjelbër se ajo e Morrison. Ai mendon se mund t’i “japë fund luftërave klimatike”, të cilat kanë ndihmuar në rrëzimin e të paktën tre kryeministrave australianë.

Në minimum, kjo do të thotë shkurtime më të mëdha të emetimeve, prej 43% deri në vitin 2030, në krahasim me nivelet e vitit 2005. Kjo është më ambicioze sesa objektivi i liberalëve prej 26-28%, por më pak se sa argumentojnë shkencëtarët që Australia duhet të bëjë për të frenuar ngrohjen globale, raporton abcnews.al.

Humbësit më të mëdhenj në përgjithësi ishin Partia Liberale dhe Morrison. Votuesit më të arsimuar të qytetit nuk i votuan ata. Morrison dështoi në planin e tij për të kompensuar këtë duke fituar mbi banorët e periferive.

Gratë, veçanërisht, votuan kundër politikës së tij. Shumica ishin të zemëruara nga trajtimi i qeverisë së tij ndaj akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, duke përfshirë atë për përdhunim, të bëra vitin e kaluar nga një anëtar i  stafit liberal kundër një kolegu.

Votuesit e tjerë, veçanërisht ishin të frustruar nga dështimet zyrtare për të trajtuar ndryshimet klimatike, për uljen e emetimeve të karbonit. Në disa qytete më të mëdha – Melburn, Sidnei dhe Perth  një grup kandidatësh të pavarur, të njohur si “teals”, u kundërshtuan pjesërisht nga liberalët për shkak të fushatave për klimën.

Secila nga gjashtë të sapozgjedhurit është një grua. Ata përfshijnë dy mjek, një ish-korrespondente të huaj dhe shefen e një shoqate bamirësie. Në Brisbane, kryeqyteti i Queensland-it, një shtet i minierave të qymyrit, fituan të Gjelbrit.

Deri në përfundimin e numërimit, ata mund të kenë katër deputetë në nivel kombëtar, nga vetëm një (i cili kishte përfaqësuar Melburnin). Në përgjithësi,  numri i anëtarëve të pavarur të Australisë  u dyfishua, në të paktën 15 vende.

Kjo tregon se po shfaqet një forcë e tretë më me ndikim në politikën australiane, megjithëse të ardhurit do të kenë ndikim të kufizuar nëse, siç parashikohej, Albanese merr shumicën. E ardhmja e liberalëve është veçanërisht e pasigurt. Partia humbi disa nga vendet e saj më të sigurta dhe politikanët e saj, raporton abcnews.al.

Disa paralajmërojnë se tani ka të ngjarë të ndodhë një kthesë populiste.

“Mendoj se do të Austrialia do të ketë një Parti Liberale që duket më shumë si Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara,” tha Dave Sharma, një deputet liberal në Sidnei, përpara zgjedhjeve.

“Ka qartë një mesazh të madh,” tha Simon Birmingham, një senator liberal. “Ne po humbasim vendet që kanë përcaktuar partinë për breza.”

Viktima më e madhe është ministri i financave në largim, Josh Frydenberg, i cili mund të ketë qenë udhëheqësi i ardhshëm i liberalëve. Ai duket se ka humbur vendin në Melburn, Kooyong, i mbajtur nga partia që nga vitet 1940.

/abcnews.al