Një shqiptar investon në futbollin serb, Ramadani po blen klubin e njohur

schedule19:57 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 19:57 - 21 Dhjetor, 2020

Menaxheri më i madh shqiptar dhe një nga më të mëdhenjtë në Europë, Fali Ramadani është pranë arritjes së marrëveshjes për të blerë klubin serb, Macva Sabac.

Nga ajo që raporton “Sportklub” mësohet se negociatat mes palëve janë në zhvillim e sipër dhe ende nuk ka tym të bardhe. Nuk ka informacione mbi shifrat e këtij operacioni, por duke parë financat e Ramadanit nuk pritet të jetë problem.

 

Pritet që Ramadani të menaxhojë dhe financojë klubin, që luan në elitën e futbollit serb dhe aktualisht është në situatë të vështirë. Macva Sabac renditet në vendin e 19-të (parafundit) pas 19 javësh, duke grumbulluar vetëm 14 pikë.

Mbetet të shihet reagimi i opinionit sportiv shqiptar, pasi dihen marrëdhëniet e shqiptarëve me serbet dhe investimi i një shqiptari në futbollin e tyre është veprim, që ngjall polemika. /abcnews.al