Hueyda El Saied, në një ndër intervistat e saj të fundit do të fliste për një nga pengjet që kishte në jetë. Artisja e mirënjohur rrëfeu gjatë një interviste për Rudina Magjistarin, se gjyshi i kishte ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në Itali, ndërsa peng i kishte mbetur një xhiro në bulevard me të.
“Unë u largova nga Shqipëria me kokën mbrapa. Ngaqë nuk e dinim dhe nuk e dimë ende se si do të përfundojë kjo puna e Covid-19. Gjyshja ime është 84-vjeçe dhe unë kam pasur një histori të trishtë dhe mund të them nga ato pengjet e pakta që kam në jetë. Pengu është se kur gjyshi im u sëmur unë ndodhesha në Itali në atë kohë. Dmth jetoja në Shqipëri, por isha në një spektakël në Itali dhe e kam pasur ëndërr…
Ne kemi pas dalë çdo të shtunë, laheshim visheshim bukur dhe bënim xhiron e bulevardit dhe unë atë xhiron e bulevardit nuk e kam bërë kurrë, gjatë kohës së komunizmit, sepse të gjithë dilnin në familje dhe unë ngaqë nuk e kisha tim atë, nuk mund ta bëja këtë xhiron me familjen e kompletuar. “, tha ajo.
Artistja e mirënjohur ndërroi jetë mëngjes e sotëm pas një sëmundje të rëndë. Politikanë, këngëtarë dhe gazetarë shprehën pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistes shumë të dashur për ekranin shqiptar. /abcnews.al