Një artist gjerman ka krijuar një sanduiç tërësisht prej ari. Sanduiçi skulpturor, i krijuar nga Tim Bengel titullohet “Kush dëshiron të jetojë përgjithmonë?” Vepra e artit është vlerësuar 2.9 milionë dollarë dhe përbëhet nga 27 pjesë të skanuara duke përdorur një printer 3D.
Përbëhet nga pesë feta avokado, feta domate, qepë, fara kungulli dhe gjethe rukola. Vetëm njëra prej pesë fetave të avokados vlerësohet rreth 14.000 dollarë.Vepra e artit është planifikuar gjithashtu të marrë pjesë në Javën e Artit në Miami në Dhjetor.
Sipas artistit arsyeja se pse zgjodhi avokadon është sepse përfaqëson një vend simbolik në kulturën mijëvjeçare. Ai që përfaqëson pasurinë, fitnessin, shëndetin dhe statusin.
/abcnews.al