“Një rus i mirë është një rus i vdekur”, banorët e Khersonit të zemëruar pas shpërthimit të digës

schedule14:35 - 6 Qershor, 2023

schedule 14:35 - 6 Qershor, 2023

“Një rus i mirë është një rus i vdekur,” tha për AFP Viktor, një banor i Kherson, në pjesën jugore të Ukrainës.

Ky është reagimi i tij pas shkatërrimit, të paktën pjesërisht, të një dige të madhe rreth 80 kilometra larg në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrën për shpërthimin në hidrocentralin Nova-Kakhovka, një hidrocentral i përdorur për të furnizuar me ujë rajonin dhe Krimenë më në jug, por edhe për termocentralin bërthamor Zaporizhia.

Për banorët e Khersonit, të çliruar nga pushtimi rus në nëntor pas një kundërsulmi ukrainas, nëse qyteti i tyre kërcënohet nga ujërat, ka vetëm një person që duhet të fajësohet: Rusia.

“Përmbytja po ndodh para syve tanë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nga këtu e tutje. Një rus i mirë është një rus i vdekur, nuk mund të them asgjë tjetër”, tha Viktor.

Ai jeton në një lagje në brigjet e Kohevës, një degë e Dnieper, ku niveli i ujit është rritur me dy ose tre metra, sipas banorëve të intervistuar nga një gazetar i AFP. Këtu janë përmbytur magazinat dhe garazhet. Tashmë uji ka filluar të dalë nëpër rrugë.

Sipas Kievit, ushtria ruse hodhi në erë digën në përpjekje për të ndaluar kundërsulmin e afërt që ushtria ukrainase ka përgatitur prej muajsh me synimin për të rimarrë të gjithë territorin e mbajtur nga Rusia në jug dhe lindje të Ukrainës.

Sergei, një tjetër banor i zonës, ka frikë se e gjithë lagjja do të zhytet në ujë, megjithëse për momentin janë strukturat bregdetare ato që preken.

“Gjithçka do të vdesë këtu: kafshët, zogjtë, gjithçka”, deklaron ai.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!