Një rrugë në Bath, Angli, do të mbyllet për gjashtë javë. Bëhet fjalë për ‘Charlcombe Lane’, e cila do të jetë e mbyllur për qarkullim deri më 25 mars, në mënyrë që bretkosat të kalojnë të sigurta. Kjo nuk është hera e parë që mbyllet rruga, kjo është bërë çdo vit që nga viti 2003 në bashkëpunim me autoritetet.
Zona do të patrullohet nga anëtarët e Grupit të Shpëtimit të Bretkosave Charlcombe për të ndihmuar amfibët të përfundojnë me sukses udhëtimin e tyre. Rreth 2,500 amfibë do të kalojnë rrugën për në liqen, ku do të çiftëzohen dhe do të riprodhohen. Ato zakonisht udhëtojnë pas muzgut midis shkurtit dhe marsit, por kalimi i rrugës është shumë i rrezikshëm për to.
“Vullnetarët patrullojnë çdo mbrëmje dhe i zhvendosin amfibët në një vend të sigurt, në mënyrë që të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Rreth 20 tonë zhaba vriten në rrugë çdo vit dhe grupi ynë po bën gjithçka që mundet për të siguruar që amfibët të mbijetojnë, “tha Helen Hobbs, një nga ata që ndihmon kafshët, për BBC.
Një rrugë në Lincolnshire gjithashtu mbyllet çdo vit për të njëjtën arsye. Bretkosat janë të njohura për migrimin masiv në vendet e tyre të foleve gjatë mbrëmjeve të para të ngrohta dhe të lagështa të vitit, shpesh rreth Ditës së Shën Valentinit./abcnews.al