Një roje e galerisë ruse të artit është akuzuar se ka shkarravitur një pikturë të epokës sovjetike që ai ishte përgjegjës për ruajtjen në ditën e tij të parë në punë. Gjatë një vizite në Qendrën Yeltsin në Yekaterinburg në dhjetor, dy vizitorë vunë re sytë e vizatuar me stilolaps në veprën e Anna Leporskaya, Tre Figurat. Piktura avangarde përmban tre figura abstrakte dhe zakonisht pa sy.
Më pas, roja i sigurisë është shkarkuar dhe policia ka hapur një hetim penal. Në një deklaratë, drejtori ekzekutiv i Qendrës Yeltsin, Alexander Drozdov tha se roja e sigurisë ishte punësuar nga një organizatë private sigurie. Ishte gjithashtu dita e parë e rojes së sigurisë në punë, tha kuratorja e ekspozitës Anna Reshetkina për faqen ruse ura.ru. “Motivet e tij janë ende të panjohura, por administrata beson se ishte një lloj dështimi në mendje,” tha ajo.
Ajo shtoi se ai vizatoi sytë mbi pikturën me një nga stilolapsat e markës së Qendrës Yeltsin, duke depërtuar në një shtresë të bojës. Fatmirësisht, fajtori nuk ushtroi presion të forte me stilolaps mbi kanavacën dhe si rezultat dëmi nuk shkoi shumë thellë, sipas gazetës “The Art Newspaper Russia”. Dëmi u raportua fillimisht në polici më 20 dhjetor, por ministria e punëve të brendshme fillimisht nuk pranoi të niste një hetim penal pasi dëmi u konsiderua “i parëndësishëm”.
Por ministria e kulturës u ankua më vonë në zyrën e prokurorit të përgjithshëm për vendimin dhe javën e kaluar policia hapi një hetim. Nëse shpallet fajtor, roja e sigurisë i dyshuar për krimin mund të përballet me gjobë dhe deri në tre muaj burg raporton “BBC”. Piktura iu kthye Galerisë Shtetërore Tretyakov në Moskë, e cila e kishte huazuar pikturën në galerinë Yeltsin, për restaurim një ditë pas zbulimit të vandalizmit.
Restaurimi vlerësohet të kushtojë 3,345 dollarë. Që atëherë janë instaluar ekrane mbrojtëse mbi veprat e tjera në ekspozitën e Qendrës Yeltsin. / abcnews.al