Marko Arnautovic është shumë pranë kalimit tek Interi.
Sipas “Sky”, negociatat me Bologna duket se janë duke ecur shumë mirë dhe pritet që transferimi të përfundojë për rreth 10 milionë euro në total.
Vullneti i sulmuesit austriak shtynë ekipin e tij aktual të pranojë ofertën e zikaltërve. Arnautovic ka gjetur tashmë gjuhën e përbashkët me Interin dhe pret një rikthim te zikaltërit në këtë merkato. Ai pritet të jetë sulmuesi rezervë që i duhet Simone Inzaghit.
Sezonin e fundit, Arnautovic u aktivizua 23 ndeshje me Bologna, ku arriti të shënonte 10 gola dhe të asistonte 1 herë./h.ll/abcnews.al