Më në fund një lajm i mirë për Antonio Conten. Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, duke lënë pas atë dëmtim muskular që e shqetësonte.
Sipas raportimit të “Tuttomercatoweb”, sulmuesi i Kilit do të grumbullohet nga Conte për ndeshjen kundër Real Madrid në Champions League. Madje tekniku italian pritet t’i japë sulmuesit një fanellë titullari, duke parë dhe mungesën e Romelu Lukakut në sulm.
Bomberi i kombëtares belge nuk pritet të udhëtojë me ekipin drejt Spanjës, pasi do të qëndrojë në Milano për të vazhduar fazën e rikuperimit. Kjo do të jetë ndeshja e tretë për të dyja ekipet e grupit B, e cila planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme në “Santiago Bernabeu”. /abcnews.al