“Një regjim diktatorial”/ Kriza me Venezuelën, Borell: Shqetësim për të ardhmen e vendit, por edhe për Europën

schedule19:25 - 15 Shtator, 2024

schedule 19:25 - 15 Shtator, 2024

Autoritetet e Venezuelës njoftuan se kanë arrestuar tre shtetas amerikanë, dy spanjollë dhe një shtetas çek, të dyshuar për komplot për të destabilizuar vendin.

Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello theksoi se qindra armë ishin konfiskuar dhe se të arrestuarit po përgatisnin komplot për të vrarë presidentin Nicolas Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Deklarata këto që janë hedhur poshtë nga SHBA dhe CIA.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borell. Ky i fundit e ka cilësuar qeverinë e presidentit venezuelian një “diktaturë”.

Borell kujtoi kohën kur edhe u zhvilluan zgjedhjet duke thënë se mbi 2000 njerëz në Venezuelë u arrestuan, pas këtyre zgjedhjeve. Dhe gjithashtu kreu i opozitës u detyrua të arratisej.

“Partitë politike janë subjekt i mijëra kufizimeve në aktivitetet e tyre”, tha Borell.

Ndërkohë kujtojmë se një pjesë e komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga SHBA, nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut në Venezuelë, pas të cilave u shpall fitorja e Maduros.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!