Një rast i dyshuar me hepatit akut në Serbi

schedule14:28 - 4 Maj, 2022

schedule 14:28 - 4 Maj, 2022

Autoritetet shëndetësore serbe po hetojnë rreth një rasti të dyshuar me hepatit akut.

Mediat vendase bëjnë me dije se një fëmijë dyshohet se është infektuar me virusin e ri që shkakto sëmundje të mëlçisë me shumë gjasa të shkaktuar nga adenovirusi, i cili është diagnostikuar te fëmijët parashkollorë dhe shkollorë në më shumë se 20 vende.

Nga kjo sëmundje e mëlçisë dyshohet se është infektuar një fëmijë i cili është vendosur në spitalin e Beogradit.

Mjekët aktualisht po kryejnë një ekzaminim për të përcaktuar nëse është vërtet adenovirusi që u shfaq fillimisht në Britaninë e Madhe, ku është më i zakonshëm, më pas në Irlandë, SHBA, Izrael, Holandë, Spanjë, Danimarkë, Itali, Norvegji, Francë, Belgjikë, Rumania, Japonia, Kanadaja ….

Profesor Dr. Dragan Delic, gastroenterohepatolog, tha javën e kaluar se ishte një dëmtim i ri akut i mëlçisë, hepatit akut me etiologji të panjohur ose shkak të panjohur./abcnews.al