Një raketë godet qytetin Dnipro në Ukrainë, në Lviv bien sirenat e sulmit ajror

schedule20:44 - 4 Maj, 2022

schedule 20:44 - 4 Maj, 2022

Kryetari i bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, ka thënë në Facebook se të paktën një raketë ruse ka goditur qendrën e qytetit.

“Një raketë mu në qendër të qytetit Dnipro. Mos u largoni nga strehimoret! Prisni informacion zyrtar nga administrata ushtarake,” tha ai.

Shefi ekzekutiv i hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshyn, ka thënë se objektet hekurudhore të Dnipro janë goditur gjithashtu.

“Një tjetër sulm me raketa në infrastrukturën hekurudhore në Dnipro. Nuk ka viktima në mesin e punonjësve,” tha ai në Telegram.

Ndërkohë në qytetin Lviv, sirenat e sulmit ajror kanë rënë për herë të parë sot./abcnews.al/