Një qen në Britani ka fituar çmimin si më i shëmtuari.
Katër vjeçarja Peggy, që besohet të jetë një pug të hënën mori çmimin si kafsha më e shëmtuar ku garoi kundër 7 qenë të tjerë.
Pas çmimit ajo mori një fotosesion profesional në një sallon kujdesi në Beverley, East Yorkshire.
Pronarja, Holly Middleton, 36 vjeçe, nga Leven, e përshkroi Peggy si të shkëlqyer në çdo mënyrë pavarësisht ndryshimit.
“Ajo është shumë më e butë, mban erë shumë më të mirë. Flokët e saj janë më të butë,” tha Middleton.
“Unë mendoj se ajo është shumë e lezetshme në mënyrën e saj,” tha menaxheri i sallonit Sam Burton.
Pronarja tha se nuk ofendohej nga njerëzit që i referoheshin kafshës së saj si “të shëmtuar” dhe e përshkroi pamjen e saj të veçantë . Ajo thotë se Peggy është “e bukur si brenda ashtu edhe jashtë”.
Middleton tha se ajo e adoptoi Peggy në fund të vitit 2018, kur ajo ishte qenushja e fundit e mbetur që kishte mbetur në një strehë.
“Ne e dashuruam atë në momentin e parë kur e pamë atë me sytë e saj të mëdhenj kafe, një tufë qimesh të bardha në kokë dhe me gjuhën e saj jashtë nga njëra anë. Më erdhi keq për të, ishte ulur atje pa qime dhe me gjuhën e saj jashtë,” tha ajo.