Manchester City në këtë sezon ka arritur të formojë një mbrotje shumë të mirë, duke fituar më në fund stabilitetin e kërkuar nga Guardiola. Shkaku kryesor i kësaj është Ruben Diaz.
Portugezi po bën shumë mirë dhe ka nxjerrë jashtë loje një tjetër mbrojtës të nivelit të lartë, Aymeric Laporte. Mbrojtësi francez ka luajtur vetëm 13 ndeshje në Premier League në këtë sezon, teksa as gjendja fizike e tij nuk jep garanci.
Manchester City ka parë gjendjen e tij dhe ka dalë në vendimin për ta nxjerrë në merkato. Guardiola është gati të presë oferta për mbrojtësin, kontrata e të cilit përfundon në verën e vitit 2025. /abcnews.al


