7 oficerë policie kanë mbetur të lënduar pas mjeteve piroteknike që u hodhën në drejtim të hyrjes së Kryeministrisë. Njoftimin e ka dhënë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj sipas të cilit, drejtuesit e protestave kanë financa të mëdha për të blere mjete shpërthyese të ndaluara por edhe vullnet për të goditur policinë.
“Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit”, shkruan në Twitter Lleshaj.
Në një reagim tjetër po nëpërmjet Twitterit, Lleshaj i bëri thirrje Bashës të ndalojë sulmin ndaj policisë.
“I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit”, shkruan ai.