Një pjesë e stafit pozitiv me Covid, nënpresidenti Pence vijon punën nuk hyn në karantinë

schedule09:18 - 26 Tetor, 2020

schedule 09:18 - 26 Tetor, 2020

Nënpresidenti, Mike Pence, duket se nuk do të qëndrojë në karantinë dhe pse një pjesë e stafit të tij kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë në lidhje me një fakt të tillë, presidenti Trump nuk ka dhënë përgjigje, ai ka theksuar se në lidhje me këtë çështje është vetë Pence përgjegjës.

Ndërkohë një ditë më parë u konfimrua pozitiv me Covid, shefi i stafit të Pencem po ai vazhdoi me fushatën e tij të planifikuar më 25 tetor, duke bërë një paraqitje në Karolinën e Veriut ndërsa ai injoroi zyrtarët shëndetësorë të cilët thanë se ai nuk po respektonte rekomandimet e Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, të cilin ai e drejton.

Shtëpia e Bardhë pretendoi se Pence, i cili ka rezultuar negativ, nuk ka pse të izolohet sepse puna që ai bën përjashtohet nga udhëzimet e qeverisë për hyrjen në karantinë për 14 ditë pas kontaktit me një person të infektuar.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës, tha se personeli thelbësor duhet të vazhdojë punën e tyre.

Ndërkohë kandidati demokrat për president, Joe Biden komentoi deklaratat e Meadoës, duke thënë se ai pranoi në mënyrë mahnitëse se administrata ka hequr dorë nga përpjekjet madje edhe për të kontrolluar këtë pandemi, se ata kanë hequr dorë nga detyra e tyre themelore për të mbrojtur popullin amerikan.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!