Një pjesë e banorëve te fshatit Adriatik në Kurbin kanë kaluar natën jashtë nga prezenca e ujit në disa familje. Ndonëse dy hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë, e kanë të pamundur përballimin e prurjeve të mëdha.
Ndue Preni tregon se është i detyruar të largojë disa bagëti të imta, në një vend të sigurt për të parandaluar rrezikun.
Pjetër Preni kryetar i këtij fshati na thotë se hidrovoret janë në funksion të plotë, dhe po punojnë me kapacitet të plotë në largimin e ujërave. Fatmirësisht reshjet janë ndalur nga mëngjesi i sotëm, duket se situata është drejt përmirësimit.


