Një pije me gaz në ditë rrit rrezikun për kancer

schedule10:02 - 11 Shkurt, 2020

schedule 10:02 - 11 Shkurt, 2020

Pijet e gazuara i kemi përherë në tryezat familjare, në organizime të ndryshme festash, kudo…dhe është e kot të themi që nuk na pëlqejnë.

Në mos i konsumojmë përditë, të paktën i kemi provuar shpesh herë sa për të shuar etjen. Por pijet e gazuara, po etiketohen  si një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut.

Sipas një studimi, rezulton që konsumimi i një pije të gazuar në ditë, rrit rrezikun e sëmundjes nga kancerinë mënyrë të frikshme.

Këshilli i Kancerit të Viktorias në universitetin e Melburnit, studioi dhe analizoi tre mijë raste të 11 llojeve të ndryshme të kancerit në një hark kohor prej 10-vitesh.

Rastet e kancerit të gjirit, mëlçisë dhe prostatës të raportuara për vitet 1990-1994 dhe 2003-2007, zbuluan një lidhje të qenësishme të pijeve të gazuara me riskun e kancerit.

Dhe të gjitha këto raste të shqyrtuara, ishin të pavaruara nga obeziteti apo faktorë të tjerë shëndetësorë.

“Pijet me sheqer, përfshirë ato joalkoolike, tashmë janë të njohura për dëmin që i shkaktojnë organizmit të njeriut, duke shkaktuar fillimisht obezitet çfarë rrit mundësinë e sëmundjes në 13 lloje kanceri të ndryshme”, pohoi drejtuesi i këtij këshilli në universitetin e Melburnit, ndërsa shtoi se ka po kaq risk në rritjen e rrezikut për diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe dëmtimin  e dhëmbëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!