Një person dyshohet se është marrë peng mesditën e kësaj të premteje në rrugën “London”, Kamëz.
Policia bën me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit, ku disa persona kanë marrë jashtë dëshirës një shtetas në makinë.
Ndërkohë uniformat blu theksojnë se janë vënë në ndjekje të autorëve pasi ato janë larguar menjëherë nga vendi ngjarjes.
Njoftimi policisë:
Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al