Një person ka humbur jetën në një ortek në Alpet franceze

schedule18:19 - 15 Janar, 2023

schedule 18:19 - 15 Janar, 2023

Një grua humbi jetën në një ortek në Mont Blanc në Alpet Franceze, ndërsa po ecte me dy persona të tjerë në një terren masiv malor, njoftuan shërbimet e shpëtimit.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën në akullnajën Argentiere, një nga akullnajat më të mëdha të vargmalit malor Mont Blanc, transmeton “Guardian”.

Një grua (45) dhe partneri i saj ishin duke ecur me një udhërrëfyes mali, kur një ortek e ka varrosur, shkruan “Figaro”

“Me gjithë ndërhyrjen e shërbimeve të urgjencës, ajo fatkeqësisht ndërroi jetë”, tha policia malore e Chamonix, një qytet në rrëzë të Mont Blanc

Policia ka urdhëruar hetimin për aksidentin dhe autopsinë.

Dy alpinistët e tjerë nuk u lënduan, tha policia

Mont Blanc, mali më i lartë në Evropën Perëndimore me 4,807 metra, tërheq më shumë se 20,000 alpinistë dhe skiatorë çdo vit.

Popullariteti i Mont Blanc paraqet një sfidë në rritje sigurie dhe mjedisore, paralajmërojnë zyrtarët lokalë.

Temperaturat më të ngrohta vitet e fundit kanë shkrirë ngricat e përhershme, tokë që zakonisht është e ngrirë, duke rritur rrezikun e rënies së shkëmbinjve në rrugët më të njohura.

Në gusht, autoritetet mbyllën dy strehëza malore të njohura të përdorura nga alpinistët në Mont Blanc për shkak të rënieve të shkëmbinjve potencialisht vdekjeprurëse të shkaktuara nga thatësira.

Gjithashtu besohet se shkrirja e borës ndihmon në nxitjen e ortekëve. /kosovapress