Një person i shkrumbuar brenda, pistat kryesore të hetimit për horrorin në Krrabë

schedule23:54 - 4 Shkurt, 2022

schedule 23:54 - 4 Shkurt, 2022

Një person është gjetur i shkrumbuar në pjesën e pasme të një makine tip “pasat”, në zonën e quajtur “Kryqi” në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja, raporton se fillimisht kanë qenë banorë të zonës që kanë lajmëruar zjarrfikësit për një makinë të djegur. Pas zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë parë se brenda saj në sediljet e pasme ishte një trup i djegur. Në këtë moment është lajmëruar policia të cilët kanë ardhur dhe kanë rrethuar zonën, ku edhe është konfirmuar dyshimi i zjarrfikësve se bëhej fjalë pikërisht për një trup të djegur.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Ky është momenti kur digjet makina në Kërrabë, brenda saj një person i shkrumbuar

ABC ka siguruar edhe pamjet gjatë momentit kur makina po digjej nga flakët. Këto pamjet raportohet se janë filmuar nga kalimtarë të rastit.

Makina tip “pasat” është shkrumbuar totalisht dhe nuk mund të dallohet targat, ndërsa për viktimën paraprakisht kemi të bëjmë me një person të seksit mashkull, megjithatë mbetet që të jetë ekspertiza ajo që do thotë fjalën e fundit.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e një vrasje të mundshme për larje hesapesh. Ndërkohë nuk përjashtohet edhe mundësia e një krimi për shkaqe të tjera. Burime nga policia bëjnë të ditur se zona përdoret nga të rinjtë për të kryer marrëdhënie intime në makinë dhe pikërisht po hetohet edhe në këtë pistë nëse kemi të bëjmë me këtë shkak vrasje.

Në vendngjarje ka mbërritur drejtuesi i prokurorisë z.Kreshnik Ajazi dhe Drejtori i Policisë z. Ardian Çipa.

/abznews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!