Një person i armatosur merr peng 6 qytetarë në Francë

schedule20:40 - 6 Gusht, 2020

schedule 20:40 - 6 Gusht, 2020

Një burrë i armatosur ka marrë disa persona peng në një bankë në Normandi të Francës.

Mediat vendase raportojnë se pengmarrësi është duke kërkuar që Izraeli të lirojë “ fëmijët palestinezë të burgosur padrejtësisht” dhe që palestinezët nën 40-vjeç të lejohen në xhaminë Al-Aqsa në Jerulazem.

Dy kërkesat, i janë dhënë mediave, sipas RTL.

Raportohet se oficerë të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe rrugët përreth janë mbyllur. Ndërkohë, raportime për të lënduar nuk ka.

Tre persona janë liruar nga pengmarrësi, mëson agjencia Reuters duke cituar burime, ndërsa tre të tjerë mbeten ende brenda. Të tre thuhet të jenë punonjës të bankës.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin me anë të një postimi në Twitter, lajmëronte se ishte duke e monitoruar situatën “me shumë kujdes” dhe se ishte në kontakt me policinë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë perimetrin e sigurisë dhe të shmangin zonën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!