Një pasagjere shfaqi simptoma të koronavirusit, 4,000 persona në kroçere bllokohen në panik

schedule09:01 - 8 Mars, 2020

schedule 09:01 - 8 Mars, 2020

Më shumë se 4,000 pasagjerë u bllokuan në një tjetër kroçere në gjirin e Kalifornisë ndërsa prisnin që të testoheshin për koronavirusin. Dyshimet lindën pasi një pasagjer në bord filloi të shfaqte simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Kroçeria që mban emrin Carnival Panorama u ankorua në Long Beach ndërsa pasagjerët pritën në panik, të ndaluar që të zbrisnin, ndërsa prisnin që bëheshin testimet. Nëse gruaja që ishte e sëmurë rezultonte pozitive, numri i të infektuarve mund të rritej ndjeshëm.

Së fundmi një situatë e ngjashme ka ndodhur në kroçeren Grand Princess në të cilën të paktën 21 pasagjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Gjithsesi, për fat të mirë, nga testet e bëra gjatë natës rezultoi se gruaja e sëmurë nuk ishte e infektuar me koronavirusin.

Në një deklaratë të lëshuar, linja e udhëtimeve njoftoi:

“Për shkak se rezultatet dolën në një orë të vonë të natës, pasagjerët aktualë do ta kalojnë natën në bord dhe do të zbresin të dielën në mëngjes.”

Paniku në anijet e mëdha ka nisur të përhapet që pas rastit të korçares Diamond Princess muajin e shkuar. Nga pasagjerët që ndodheshin në anije, 700 rezultuan pozitivë ndërsa 6 prej tyre ndërruan jetë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!